Zhduket nga radari një aeroplan në Kroaci

Zhduket nga radari një aeroplan në Kroaci

Një aeroplan i vogël sportiv është zhdukur nga radari në zonën e Kroacisë mes Jezeranit dhe Modrushit në rajonin Lika.

Sipas mediave kroate, anëtarët e Shërbimit Kroat të Shpëtimit Malor (HGSS) filluan një kërkim nga stacionet Gospiq, Ogulin, Karlovac dhe Zagreb, transmeton Telegrafi.

Qendra Operative e Mbrojtjes Civile është njoftuar se sot rreth orës 12:30 në veri të Jezerani, u zhduk nga radari një aeroplan i vogël “Cirrus 20” me markë PHYMC, i cili po fluturonte nga Maribori në Pula.

Një nga supozimet është se ky aeroplan u rrëzua duke qenë se u zhduk nga radari.

MARKETING