Zgjedhjet në veri, “vajton” Bërnabiq – sulmon SHBA-në, BE-në dhe OSBE-në

Zgjedhjet në veri, “vajton” Bërnabiq – sulmon SHBA-në, BE-në dhe OSBE-në

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar zgjedhjet që po mbahen në katër komunat veriore në Kosovë.
Në një postim në profilin e saj në Twitter, të cilin e ka shkruar në gjuhën angleze, ajo është shprehur shumë e pakënaqur me mbajtjen e zgjedhjeve, duke sulmuar fuqitë botërore që përkrahën mbajtjen e tyre.

“Mbane mend këtë ditë. Kjo është dita kur geto e fundit evropiane legalizohet dhe legjitimohet. Këto janë fotot që me të vërtetë përshkruajnë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike” në Kosovë dhe Metohi të mbështetura nga BE-ja dhe Kuinti. ¼”, shkroi ajo.
Tutje, ajo ka hedhur kritika për mbikëqyrjen e procesit nga policia.

“Zgjedhjet – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe mjete të blinduara! Kjo është Evropa, në shekullin e 21-të. 2/4”, ka shkruar ajo tutje.

Kryeministrja serbe në postimin e saj ka etiketuar Ambasadën Amerikane, Bashkimin Europian e OSBE-në, duke u shprehur e mllefosur për mbështetjen që i dhanë Republikës së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve.

MARKETING