Zelenskyy: Ukrainës i kanë mbaruar raketat interceptuese Patriot

Zelenskyy: Ukrainës i kanë mbaruar raketat interceptuese Patriot

Ukraina ka mbetur pa raketa interceptuese Patriot të prodhuara nga SHBA-ja, tha të premten presidenti Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Në një deklaratë në Telegram, Zelenskyy përsëriti thirrjen e tij ndaj aleatëve perëndimorë për të furnizuar urgjentisht vendin me sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Vetëm një raketë balistike u rrëzua sonte, thjesht sepse nuk ka më raketa për sistemet Patriot”, tha ai.

Veçmas, kreu i agjencisë shtetërore ruse për energjinë bërthamore Rosatom, Alexey Likhachev, tha se një sulm ukrainas fundosi anijen e mallrave Yanina, e operuar nga kompania Fesco, rreth 210 kilometra nga porti rus i Novorossiyskut në Detin e Zi.

Likhachev tha se anija, e cila transportonte ngarkesë civile në ujërat ndërkombëtare, u fundos pas sulmit, duke shtuar se të 17 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan dhe janë në gjendje të kënaqshme.

MARKETING