Zelenskyy: Reagimi i Putinit ndaj letrës së hapur për një takim mes liderëve ishte i “dobët”

Zelenskyy: Reagimi i Putinit ndaj letrës së hapur për një takim mes liderëve ishte i “dobët”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, e cilësoi si “të dobët” reagimin ndaj letrës së hapur që i drejtoi presidentit rus, Vladimir Putin, më herët gjatë javës, transmeton Anadolu.

“Fatkeqësisht, pala ruse zgjodhi sërish luftën. Të gjithë e dëgjuan përgjigjen sot. Ishte një përgjigje e dobët”, tha Zelenskyy në një video-mesazh të publikuar në platformën sociale amerikane X.

Duke akuzuar homologun e tij rus se nuk po kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë, Zelenskyy tha se mendon se shumë njerëz në mbarë botën janë zhgënjyer nga përgjigjja e Putinit ndaj letrës së tij të hapur.

Komentet e presidentit ukrainas erdhën pasi homologu i tij rus në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF) deklaroi se aktualisht nuk sheh arsye për të zhvilluar një takim me Zelenskyy-n.

Duke folur në seancën plenare të forumit, Putin tha se letra e hapur që i ishte drejtuar përmbante “elemente vrazhdësie”.

“A është kjo një mënyrë për të krijuar kushte për takime dhe negociata personale apo po krijon një mjedis ku takimet personale bëhen vërtet të pamundura? Unë mendoj se është kjo e fundit”, u shpreh Putin.

I pyetur nëse një takim me Zelenskyy-n ishte i mundur, Putin u përgjigj se nuk “sheh arsye për t’u takuar”, duke pretenduar se e “vetmja arsye për palën ukrainase është të ndalojë përparimin e forcave tona të armatosura, kaq”.

Në një letër të hapur të publikuar, Zelenskyy bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin dhe tha se Ukraina është e gatshme

MARKETING