Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është “e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet”, por vazhdon të këmbëngulë në garancitë e sigurisë nga SHBA-ja.
“Një armëpushim pa garanci sigurie është i rrezikshëm për Ukrainën”, theksoi ai.
Lideri ukrainas nënvizoi se presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron t’i japë fund luftës, por shtoi se “askush nuk e dëshiron paqen më shumë se ne”.
“Një armëpushim me Putinin nuk do të funksiononte. Ai ka shkelur marrëveshjet e armëpushimit 25 herë në dhjetë vitet e fundit. Zgjidhja e vetme e vërtetë është paqja e vërtetë”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas theksoi se nuk mund ta ndryshojë qëndrimin e vendit të tij ndaj Rusisë.
“Rusët po na vrasin. Rusia është armiku, dhe kjo është realiteti me të cilin përballemi. Ukraina dëshiron paqe, por ajo duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme. Për ta arritur këtë, duhet të jemi të fortë në tryezën e negociatave”, përfundoi ai.
Kujtojmë se tashmë presidenti ukrainas gjendet në kryeqytetin britanik, Londër ku do të ketë një takim me kryeministrin e këtij vendi, Keir Starmer.
Ndryshe, Trump dhe Zelensky kanë pasur një takim të tensionuar në Uashington, e cila gjë ka bërë që mos të nënshkruhet marrëveshja për mineralet e rralla ukrainase, të cilat po këmbëngul që t’i marrë SHBA-ja.
“E rëndësishme është që të dëgjohet zëri i Ukrainës”, tha Zelensky para se të largohet nga Uashingtoni
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me komunitetin ukrainas në Washington DC gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, siç njoftoi ai në Telegram të shtunën, duke u thënë atyre se “është shumë e rëndësishme për ne që të dëgjohet zëri i Ukrainës”.
Në një video të publikuar, ai shihet duke folur me njerëz në një dhomë në Shtëpinë e Ukrainës në Washington DC, përfshirë veteranin e luftës Andriy Smolensky, i cili po merr trajtim në SHBA.
Lideri ukrainas falënderoi Smolenskyn, ish-komandantin e grupit të njohjes ajrore të Ukrainës, për pjesëmarrjen në mbrojtjen e vendit të tij, sipas një njoftimi të takimit të postuar nga presidenca e Ukrainës.
“Ju jeni një hero. Njerëz heroikë si ju më inspirojnë. Jam mirënjohës për ju që e ruajtët Ukrainën tonë të pavarur. E shpëtuat kombi tonë, popullin, unitetin – këto janë gjëra shumë të rëndësishme”, tha Zelensky.
Presidenti gjithashtu diskutoi lidhjet e SHBA me Ukrainën, sipas njoftimit të takimit, duke përfshirë “mosinteresimin e popullit amerikan gjatë tre viteve të pushtimit të plotë nga Rusia”.
Lideri falënderoi njerëzit për mbështetjen e tyre “në këtë kohë të vështirë,” si dhe për “të gjitha përpjekjet tuaja për Ukrainën dhe ukrainasit, dhe për ndihmën tuaj – jo vetëm diplomatike dhe financiare, por edhe politike dhe me lutje”.
Ndryshe, Trump dhe Zelensky kanë pasur një takim të tensionuar në Uashington, e cila gjë ka bërë që mos të nënshkruhet marrëveshja për mineralet e rralla ukrainase, të cilat po këmbëngul që t’i marrë SHBA-ja. /Telegrafi/