Zelensky: E pamundur të nxjerrim trupat rusë nga Krimea dhe lindja e vendit

Zelensky: E pamundur të nxjerrim trupat rusë nga Krimea dhe lindja e vendit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pranuar se Ukraina aktualisht e ka të pamundur të nxjerrë trupat rusë nga Krimea dhe nga lindja e vendit.

MARKETING

Description of image

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, forcat ukrainase po përballen me sfida të mëdha për të rimarrë këto territore, të cilat janë nën kontrollin rus që nga viti 2014 në rastin e Krimesë.

Në konfliktin mes dy shteteve, është ngritur së fundmi shqetësimi në lidhje me përfshirjen e trupave të Koresë së Veriut. Kjo ka ngritur alarmin, pasi sugjeron një kompleksitet të mëtejshëm ndërkombëtar, me Korenë e Veriut që mund të ofrojë mbështetje për Rusinë në luftën e vazhdueshme.
“Putin nuk tregon asnjë shenjë se dëshiron të ulët për të përfunduar “luftën e pa mëshirshme dhe agresive” në Ukrainë”- tha Sekretari i Jashtëm, David Lammy.

Sekretari i Jashtëm u shpreh gjithashtu se e gjithë Europa tani duhet të përballet me ‘fantazmën’ e imperializmit dhe agresionit të ri të presidentit rus.

MARKETING