Zekolli: Në korridorin 8 po punohet me intensitet të lartë, lidhja Strugë-Trebenishtë-Qafë Thanë nuk ka diskutim se do të bëhet
Zv/ministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri në emisionin ‘Debat në Shenja” duke folur për korridorin 8 tha se në këtë korridor është punuar shumë, dhe nuk e di përse perceptimet se nuk është punuar dalin në opinion.
“Madje, në vitin 2026 nëse kemi bërë një analizë se çfarë ka bërë ministria e transportit deri më tani, prej në momentin që e kemi marrë mandatin, i kemi realizuar mbi 70% të investimeve kapitale. Në korridorin 8 në çdo segment punohet pa ndonjë vështirës, nuk ka pengesa, kemi eksproprijimet e duhura, sot drejtori tregoi se kemi edhe pjesë zero pronësi kanë mbetur të pashpronsuara, punohet në terren me shumë makineri, me shumë punëtor edhe në stinën e dimrit është punuar. Problematika në pjesën Bukojqan- Kërçovë shumë shpejt do fillohet edhe aty, është bërë tenderimi”, tha Zekolli.
Sa i përket segmentit Trebenishtë-Qafë Thanë, Zekolli tha se në këtë segment, në konferencën që është mbajtur sot ka patur përfaqësues të UNESKO-s nga Qeveria, përfaqësues të BE-së që merren me pjesën e mbrojtjes të zonave të mbrojtura nga UNESKO.
“Nuk ka një problematik aq sa bëhet e madhe në opinion. Ne kemi trashëguar një skicë një projekt, kur është bërë ajo, nuk është paraparë që aty mund të ketë pasuri arkeologjike, artefakte dhe nuk duhet të kalon nga ajo trase. Ajo që tani është diskutabile është që a do të mbetet i njëjti projektim apo do të lëvizet vetëm pak”, tha më tej Zekolli.
Ajo tha se lidhja me Strugën dhe me Trebenishtët- Qafë Thanë është e padiskutueshme.

