Zejd Rexhepi takon nënkryetarin e TIKA Mahmut Çevik
Kryetari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi, gjatë ditë së sotme është takuar me Mahmut Çevik nënkryetarin e Agjencionit Turk për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA), njëkohësisht edhe përgjegjës për vendet e Ballkanit dhe shtetet e BE-së.
Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Rexhepit:
Sot kishim një takim miqësor me z. Mahmut Çevik nënkryetarin e Agjencionit Turk për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA), njëkohësisht edhe përgjegjës për vendet e Ballkanit dhe shtetet e BE-së.
Biseduam lidhur me kontributin e madh që e bënë TIKA në Maqedoninë e Veriut, posaqërisht në bashkëpunimin institucional për zhvillimin arsimor si dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore në trojet tona.
Poashtu u dakorduam që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.