Zejd Rexhepi në lidhje me aten’tatin ndaj liderit paIestinez, Hanijeh: Populli më i përvuajtur humbi liderin e saj

Zejd Rexhepi në lidhje me aten’tatin ndaj liderit paIestinez, Hanijeh: Populli më i përvuajtur humbi liderin e saj

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, është vrarë në një sulm në rezidencën e tij në kryeqytetin e Iranit, Teheranit, ndërsa në lidhje me aten’tatin ndaj kanë reaguar liderët e botës islame.

Në lidhje me atentatin ndaj liderit palestinez, Ismail Hanijeh, sot nëpërmjet rrjetit social facebook, ka reaguar edhe lideri i lëvizjes “Populli”, Skender Rexhepi – Zejdi, i cili ka theksuar se qyqarët mbeten qyqarë, ndërsa burrështetasit e ndershëm shkojnë te Zoti i tyre si dëshmorë faqebardhë.

Postimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes “Populli”, Skender Rexhepi – Zejdi:

“Sot, populli më i përvuajtur dhe i masakruar në historinë njerëzore, humbi liderin e saj politik të zgjedhur në mënyrë të lirë dhe demokratike. Sot, u dëshmua që qyqarët mbeten qyqarë, ndërsa burrështetasit e ndershëm shkojnë te Zoti i tyre si dëshmorë faqebardhë. Ngushëllime popullit palestinez dhe paqedashës. Uroj që të kthjellet ndërgjegja botërore dhe sa më shpejt të mbizotroj paqja në Gaza dhe Palestinë”.

MARKETING