Zejd Rexhepi: Kryeministër Kurti nuk ja vlen të përkrahet opozita shqiptare

Zejd Rexhepi: Kryeministër Kurti nuk ja vlen të përkrahet opozita shqiptare

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi, tha se është hera e parë në pluralizmin e Maqedonisë së Veriut që shqiptarët janë bashkë në një front me turqit, romët, boshnjakët dhe romët.
Ai tha se ky front do të jetë mbrojtës i vlerave tona kulturore, besimit tonë në Zot, familjeve tona.
“Fushata jonë është dy drejtime. Njëra është në fushën e garës politike, tjetra është në fushën e betejës politike. Garën politike e kemi filluar me opozitën shqiptare, ata nuk i kemi ofenduar dhe nuk shpifim asnjë ditë, ndërsa ata çdo ditë nga 10 herë e më tepër ofendojnë, shajnë shpifin frontin evropian, ndërsa gojën nuk e hapin për opozitën nacionaliste maqedonase”, tha Zejd Rexhepi, raporton SHENJA.
Ai i dha mesazh kryeministrit të Kosovës, se nuk ja vlen të përkrahet opozita shqiptare.
“Beteja politike është me opozitën nacionaliste maqedonase, të cilët duke kërkuar 61 deputetët të qeverisin pa shqiptarë,t duke kërkuar që të mos përkrahet deputeti shqiptarë në zonën e tretë, tentojnë të na kthejnë në kohën para 2001. Kësaj pune i ka vdes nana, u shpreh Zejdi, duke shtuar se nuk ka më Bit Pazar, universiteti i Tetovës, sepse 2001 i ka vulosur këto gjëra, koha kur UCK ka bërë krenar çdo shqiptarë ku do që është. /SHENJA/

MARKETING