Zbulohet biseda në WhatsApp e lojtarëve të Man Utd për Arsenalin dhe Man Cityn

Zbulohet biseda në WhatsApp e lojtarëve të Man Utd për Arsenalin dhe Man Cityn

Një bisedë në grup në WhatsApp u zbulua dje ku përfshiheshin lojtarët e Manchester United që flisnin se si mund të mposhtin Arsenalin dhe Manchester City për të fituar titullin e Premier League.

Këto mesazhe ishin sigurisht përpara se të mposhteshin 0-7 nga Liverpool në fundjavë, përcjell abcnews.
Forma e fundit e Djajve të Kuq nuk ka kaluar pa u vënë re në botën e futbollit dhe duket se lojtarët ndanë të njëjtin entuziazëm si tifozët e tyre, duke folur në bisedën e tyre në grup për përfundimin e mundshëm të sezonit me një garë trepalëshe për titull midis Arsenalit dhe Manchesterit City dhe Manchester United.

Megjithatë lojtarët e Manchester United nënvlerësuan Liverpool në Anfield dhe e pësuan.