Zbardhet aktakuza ndaj Donald Trump

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump kishte akses në “dokumentet më të ndjeshme të klasifikuara dhe informacion në sigurinë kombëtare”, duke përfshirë informacionin nga komuniteti i inteligjencës dhe Departamenti i Mbrojtjes.

Trump po përballet me dhjetëra akuza penale për fshehje të dokumenteve të klasifikuara. Ja cilat janë ato:

31 akuza për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare

Një akuzë për komplot për të penguar drejtësinë

Një akuzë për mbajtjen e burimit të një dokumenti ose regjistrimi

Një akuzë për fshehje të një dokumenti ose regjistrimi

Një akuzë për fshehjen e një dokumenti në një hetim federal

Një akuzë për krijimin e një skeme për të fshehur dokumentet

Një akuzë për deklarata dhe paraqitje të rreme

MARKETING