Xhiroja e 32-të në elitë: Shkëndija feston titullin, tension në fund të tabelës

Xhiroja e 32-të në elitë: Shkëndija feston titullin, tension në fund të tabelës

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të në elitën e futbollit vendor, në një fazë ku shumë dilema tashmë janë zgjidhur. Shkëndija është shpallur kampione dhe do të përfaqësojë vendin në garat evropiane, ndërsa Sileksi dhe Rabotniçki, si ndjekësit më të afërt, do të marrin pjesë në kualifikimet për Ligën e Konferencës. Në fund të tabelës, Besa nga Dobërdolli pritet të luajë balotazhin për mbijetesë, pasi gjasat për shpëtim direkt janë minimale.

MARKETING

Tërheqja e Voska Sport dhe Gostivarit ka ndikuar në rrjedhën e kampionatit, duke bërë që disa ndeshje të regjistrohen me rezultat zyrtar. Këtë javë, dy takimet Gostivari – Shkëndija dhe Besa – Voska Sport do të përfundojnë në tavolinë.

Ndërkaq, në program janë takimet Shkupi – Tikveshi, Rabotniçki – Vardari, Sileksi – Pelisteri si dhe Struga Trim Lum – Brera. Të gjitha ndeshjet luhen të dielën, duke nisur nga ora 17:00. /SHENJA/

 

MARKETING