Lorent Zhaku debuton në ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Bylisit!
Mesfushori 18-vjeçar, Lorent Zhaku, i afruar nga ballshiotët këtë verë nga Rabotniçki i Shkupit, ka marrë minuta në ndeshjen kampionale të Bylisit, duke bërë kështu debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë. Zhaku kishte shënuar më herët në miqësoren ndaj Orikut, ndërsa paraqitjet e tij duket se kanë bindur stafin teknik për t’i dhënë mundësinë edhe në kampionat.
Zhaku është gjithashtu pjesë e Përfaqësueses U-19 të Maqedonisë së Veriut dhe pritet te Bylisi të kete rastin të rritet si futbollist.

