Xhiroja 21 në elitë, nesër Shkupi pret në Kërçovë Akademia Pandevin

Xhiroja 21 në elitë, nesër Shkupi pret në Kërçovë Akademia Pandevin

E shtuna dhe e diela do të sjellin ndeshjet e xhiros 21 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kjo xhiro hapet të shtunën me dy ndeshje në program, me Shkupi – Akademia Pandev dhe Rabotniçki – Skopje. Në qendër të vëmendjes do të jetë përballja ndërmjet kampionëve në fuqi dhe skuadrës nga Strumica, me Shkupi që humbjen nga Sileksi kërkon ta mbulojë me një fitore dhe një hap drejt titullit tjetër kampion, përderisa Akademia Pandevi nuk ka pasur ecuri të mirë në këtë sezon dhe për momentin mban pozitën e 9-të me vetëm 15 pikë të tubuara.

Ndërkohë të dielën, do të zhvillohen tre ndeshjet tjera. Shkëndija e Tetovës do të luajë në transfertë me Bregallnicën në Shtip. Makedonija Gjorçe Petrovi i Muharem Bajramit pret Tikveshin në shtëpi, përderisa Pobeda përballet me Sileksin. Të gjitha takimet e kësaj xhiroje do të zhvillohen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 14:00. /SHENJA/

MARKETING