Xhaferi dhe koordinuesit nesër do të dakordohen për prezantimin e Marrëveshjes me “Behtel dhe Enka” në Kuvend

Xhaferi dhe koordinuesit nesër do të dakordohen për prezantimin e Marrëveshjes me “Behtel dhe Enka” në Kuvend

Në Kuvend nesër pritet të mbahet takim koordinues i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me njerëzit e parë të grupeve të deputetëve. Një prej temave të takimit, sipas paralajmërimeve, do të duhet të jetë edhe marrëveshja për atë se si dhe në cilin komision do të prezantohej Marrëveshja me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e pjesëve të korridoreve 8 dhe 10d para deputetëve me certifikatë të sigurisë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifing me gazetarë paralajmëroi se është e mundur të dakordohen në këtë takim koordinues, por çështja është nëse me të do të dakordohen edhe nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, koordinuesi i së cilës Nikolla Micevski nuk merr pjesë në takime.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski javën e kaluar deklaroi se ka pranuar që Marrëveshja të prezantohet nga përfaqësues qeveritarë para deputetëve me certifikatë të sigurisë dhe se pëlqimi është dërguar në Kuvend.

Deputeti Antonio Milloshoski në emër të disa deputetëve nga VMRO-DPMNE opozitare me sertifikatë të sigurisë deklaroi se ata sipas Kushtetutës dhe ligjeve kanë të drejtë qasjeje në secilin dokument me shenjën “fshehtësi shtetërore”.

“Sipas Kushtetutës dhe sipas Ligjit për informata të klasifikuara deputetët të cilët posedojnë certifikatë të sigurisë kanë tëd rejtë qasjeje drejt secilit dokument “fshehtësi shtetërore”, ndërsa disa ministrave qeveritarë t’ua ritregojnë ato dokumente në Kuvend. Qasja është ta keni dokumentin dhe marrëveshjen në duar, ta analizoni dhe të dini se cilat janë kaluzolat e mira, e cilat të këqija për buxhetin”, tha Milloshoski në deklaratë për mediumet.

Xhaferi në takim me gazetarë tha se mbledhja e parë e re e Kuvendit është caktuar për më 10 maj.

MARKETING