Xavi “zbut” përplasjen për penalltinë: Tregon ambicie dhe dëshirë

Xavi “zbut” përplasjen për penalltinë: Tregon ambicie dhe dëshirë

Triumfi i vuajtur i Barcelonës në “Camp Nou” kundër Valencias (1-0). Një ndeshje e vështirë edhe për trajnerin Xavi Hernández, i cili nuk ishte në stol për arsye pezullimi.

Në daljen para gazetarëve, pas ndeshjes, Xavi komentoi:

“Kemi vuajtur shumë. Kemi pasur shumë raste për të shënuar të dytin, por na ka ndodhur shumë herë dhe është diçka që duhet ta korrigjojmë.

Duhet t’i mbyllim ndeshjet, kur kemi mundësi.”
Për sherrin mes Ferran Torresit dhe Ansu Fatit për ekzektimin e penalltisë, Xavi sqaroi:

“Ka një urdhër që ua komunikojmë futbollistëve, por mund të ketë ndryshime. Ka ndërhyrë edhe Kessie që është edhe gjuajtës i mirë. Kur një lojtar dëshiron të gjuajë, tregon dëshirë dhe ambicie”.

MARKETING