WSJ: Marina Amerikane rifillon shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit

WSJ: Marina Amerikane rifillon shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit

Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rifilluar shoqërimin e anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit pas sulmeve të fundit ndaj Iranit, sipas një lajmi të publikuar sot nga “The Wall Street Journal”, transmeton Anadolu.

Duke cituar zyrtarë ushtarakë amerikanë, gazeta raportoi se marina shoqëroi një supertanker grek që transportonte 2 milionë fuçi naftë bruto përmes këtij ujëkalimi strategjik pranë brigjeve të Omanit.

Anija kishte mbetur e bllokuar në rajon që nga fillimi i marsit dhe tani është nisur drejt Indisë për të dorëzuar ngarkesën e saj, sipas zyrtarëve ushtarakë amerikanë të cituar në lajm.

Shoqërimi shënon rifillimin e të ashtuquajturit “Projekti Liria”, një iniciativë e Marinës së SHBA-së për të udhëzuar anijet përmes këtij korridori kritik detar, i cili ishte pezulluar vetëm rreth 36 orë pasi kishte nisur për herë të parë.

MARKETING