Westbrooku rikthehet në Los Anxhelos, përforcohen Miami dhe Chicago

Westbrooku rikthehet në Los Anxhelos, përforcohen Miami dhe Chicago

Merkato e NBA-së nuk ndalet dhe ditët e pushimit për shkak të All Star Game po dhurojnë të tjera surpriza si ato të fillimshkurtit.

Kështu, Russell Wetsbrook, që u transferua nga lakersat tek Utah Jazz si pjesë e një marrëveshje që preku tri skuadra, pritet të ndryshojë ekip. Westbrooku pritet të rikthehet në Los Anxhelos, por për të luajtur me clippersat pjesën e mbetur të sezonit. Lojtari zgjidhi në mënyrë konsensuale kontratën me Jazz, ku nuk luajti asnjë minutë, pasi kërkon një skuadër tjetër dhe clippersat janë gati ta mirëpresin.
Një tjetër lëvizje që do të finalizohet këtë javë është ajo e transferimit të basketbollistit Kevin Love nga Clevelandi te Miami. Lojtari mbylli para kohe marrëveshjen me Clevelandin, që skadonte në fund të sezonit, për t’u transferuar te Miami, që ishte në kërkim të një qendre me përvojë në NBA. Edhe ekipi i Chicago Bullsit ka bërë një lëvizje në orët e fundit, duke sjell Patrick Beverley, që në pjesën e parë të sezonit ka luajtur me lakersat.

Lojtari u largua tek Orlando për disa ditë si pjesë e një shkëmbimi, por më pas doli si “free agent”. Ai do të firmosë me Bullsin një kontratë deri në fund të sezonit.

MARKETING