Vuçiqi pyetet pse nuk nënshkroi, tallet: Kam dhembje të padurueshme në dorë të djathtë

Vuçiqi pyetet pse nuk nënshkroi, tallet: Kam dhembje të padurueshme në dorë të djathtë

Vuçiqi është pyetur nga një gazetare për deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ka thënë se presidenti i Serbisë nuk ka dashur të nënshkruajë si më 27 shkurt ashtu edhe të shtunën.

Ajo ka pyetur se si do të komentonte. E Vuçiqi ia ktheu asaj: “Kam dhembje të padurueshme në dorën e djathtë dhe unë mund të nënshkruaj vetëm me dorën e djathtë. Kjo dhembje do të qëndroj edhe katër vjet tjera”. Vuçiq më pas ka thënë se është shaka.

“Udhëheqi shtetin e Serbisë dhe nënshkrimi im do të ishte detyrim për Republikën e Serbisë. E di në çfarë të vë nënshkrimin e në çfarë jo. Sillem me seriozitet. Sado e vështirë që është të dëgjosh dhjetëra njerëz e palë të thonë se sa e mirë do të ishte e shumë e rëndësishme për vendin tonë, disiplina ime e koncentrimi im janë gati gjithmonë në nivel të njëjtë apo më të lartë se njerëzit tjerë”, tha Vuçiq.

MARKETING