Vuçiqi për takimin me Lajçakun: Do të shohim se çfarë mund të bëjmë, jo çfarë ëndërrojmë

Vuçiqi për takimin me Lajçakun: Do të shohim se çfarë mund të bëjmë, jo çfarë ëndërrojmë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se gjatë takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, para së gjithash do të shohë “çfarë mund të bëhet” dhe jo “çfarë mund të ëndërrojmë” në dialog.

Vuçiqi u tha gazetarëve se nuk mund të flasë paraprakisht për rezultatet e takimit me Lajçakun, por se do ta informojë opinionin për këtë “të mërkurën ose të enjten”, para udhëtimit për në Ohër.

Ai theksoi se gjatë takimeve me Lajçakun, i cili të hënën dhe të martën është në Beograd, do të diskutojë se çfarë mund të bëhet në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se “nëse dikush nuk është i gatshëm as të flasë, e lëre më të zbatojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, atëherë “nuk ka kuptim”.

“Do të flas para udhëtimit në Ohër dhe do të them se si e shoh gjithë këtë dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen”, tha Vuçiq./n1info

MARKETING