Vuçiq: Kurti përmes zgjedhjeve në veri, po tenton ta pengojë formimin e Asociacionit

Vuçiq: Kurti përmes zgjedhjeve në veri, po tenton ta pengojë formimin e Asociacionit

Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës janë takuar sot në Rashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim ku po merr pjesë edhe kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiq.

Vuciq në këtë takim ka thënë se kryeministrit i Kosovws, Albin Kurti përmes zgjedhjeve po mundohet ta pengojë formimin e Asociacionit, raporton RTS.

“Kurti insiston që zgjedhjet të mbahen në veri të Republikës së Kosovës në mënyrë që kryetarët e komunave, në të cilat, partia e Kurtit (LVV) dhe Thaçit (PDK), të marrin pjesë dhe pastaj thonë se ato komuna në veri nuk duan të jenë pjesë e Asociacionit të Komunave Serbe” – ka thënë Vuciq.

Vuçiq ka thënë se këtë mënyrë Kurti, nuk dëshiron të formojë asociacionin por dëshiron të blejë kohë shtesë.

Presidenti serb ka folur edhe për incidentet që kanë ndodhur se fundmi në komunat veriore të Kosovës.

Sipas tij, Kurti dëshiron të krijojë konflikte me çdo kusht.

Vuciq në takim me serbët e Kosovës tutje ka thënë se ata kanë paralajmëruar se duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe se ky është kusht që serbët të kthehen në institucione.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se qëllimi i vetëm i Kosovës është të provokojë serbët ta tërheq Serbinë në konflikt me NATO-n.

“Qëllimi i tyre i vetëm është të kryejnë sa më shumë provokime dhe sa më të forta që të mund të paraqiten si një lloj Zelensky, i kërcënuar dhe të na fusin në konflikt me NATO-n dhe pastaj të çlirojnë të gjithë botën nga, siç thonë ata, shërbëtorët rusë. Ky është i gjithë kuptimi i gjithçkaje që ata bëjnë” – ka thënë Vuçiq.

Gjatë këtij takimi është bërë e ditur se ai u ka premtuar serbëve në Kosovë 28 milionë euro shtesë dhe se ato do të jenë në dispozicion menjëherë.

Ky është takimi i dytë mes Vuçiqit dhe përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova ditët e fundit. Para takimit në Rashkë, ata kishin pasur një takim në Beograd.

MARKETING