Vritet një palestinez nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar
Një palestinez është vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga të shtënat e forcave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftuan autoritetet palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Viktima, i plagosur rëndë në kokë nga forcat izraelite, vdiq në një zonë të qytetit El-Halil, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha më parë se ekipet mjekësore ndërhynë te 22 persona të plagosur në përplasje, dhe se nëntë nga të plagosurit u goditën nga plumba të vërtetë, pesë nga plumba plastikë dhe tetë persona u prekën nga gazi lotsjellës.
Dëshmitarët okularë thanë për AA se përplasjet shpërthyen midis ushtarëve izraelitë që bastisën qytetin dhe dhjetëra palestinezëve që u përpoqën t’i pengonin ata me gurë, duke shtuar se ushtria izraelite qëlloi me plumba të vërtetë dhe gome dhe gaz lotsjellës në drejtim të të rinjve palestinezë.