Vrasja në Banjën e Tetovës, dhjetë vjet burg për 17-vjeçaren

Vrasja në Banjën e Tetovës, dhjetë vjet burg për 17-vjeçaren

Gjykata Themelore në Tetovë sot ka sjellur aktgjykimin për rastin e ndodhur më 21.12.2022 në vendin e quajtur Banjat.

Siç thuhet në njoftim, 17-vjeçarja e dyshuar është dënuar me 10 vjet burg për fëmijë, njofton Nistori.

“Gjykata Themelore në Tetovë sot ka sjellur aktgjykimin për rastin e ndodhur më 21.12.2022 në vendin e quajtur Banjat, në të cilën është privuar nga jeta fëmija B.H. i moshës 16 vjeçare dhe për këtë rast është zhvilluar procedura ndaj fëmijës në konflikt me ligjin në moshën 17 vjeçare, për veprën penale “Vrasje”, sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 të Kodit Penal”.

“Gjykata solli aktgjykimin me të cilin fëmija në konflikt me ligjin është shpallur fajtor dhe është dënuar me kohëzgjatje prej 10 vjet BURGIM PËR FËMIJË”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

MARKETING