Vrasja e të dyshuarit në Tetovë, policia: Ishte i armatosur dhe nuk ju bind policisë

Vrasja e të dyshuarit në Tetovë, policia: Ishte i armatosur dhe nuk ju bind policisë

Më 23 gusht 2024, rreth orës 22:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe Departamenti për Operacione Speciale Policore, pas informacioneve operative të marra paraprakisht se L.M. (41) nga fshati Gajre, Tetovë, i cili dyshohet për veprën penale të vrasjes më 05.07.2024 dhe kërkohej për arratisje nga Spitali Psikiatrik Bardovci, gjendet në fshati Gajre, ku morën masa dhe aktivitete për heqjen e lirisë së personit.

Pas bastisjeve të siguruara më parë në tri shtëpi në Gajre dhe marrjen e masave për kontrollin e një shtëpie në pronësi të Z.M. u gjet L.M. i cili ishte i armatosur me automatik. I njëjti ka rezistuar dhe nuk ka zbatuar urdhrat e punonjësve të policisë duke drejtuar automatikun drejt policëve, pas së cilës policët kanë qëlluar. Më pas është kërkuar ndihmë mjekësore nga Shërbimi Emergjent Mjekësor dhe është njoftuar edhe prokurori publik.

Tek L.M. u gjet edhe një pistoletë dhe korniza për një automatik dhe fishekë. Rreth orës 22.50 L.M. ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore.

Ekipet policore kanë kryer kontrrolle në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në repartin e mjekësisë ligjore në Spitalin klinik të Tetovës për obduksion.

MARKETING