Ushtria izraelite bastis kampusin universitar në Bregun Perëndimor të pushtuar

Ushtria izraelite bastis kampusin universitar në Bregun Perëndimor të pushtuar

Forcat e ushtrisë izraelite bastisën të shtunën kampusin e Universitetit Birzeit në veri të Ramallahut, në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas mediave palestineze, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Ushtria publikoi një video në platformat e saj digjitale, ku dokumentohet bastisja, raportoi Palestine TV.

Ushtarët izraelitë filmuan Memorialin e Dëshmorëve në kampus para se të tërhiqeshin nga zona. Nuk u raportua për arrestime.

Universiteti Birzeit dënoi bastisjen, e cila u zhvillua teksa studentët po jepnin provimet përfundimtare të sesionit veror. Universiteti e cilësoi bastisjen si “shkelje të shenjtërisë së universitetit dhe të konventave dhe ligjeve ndërkombëtare që mbrojnë institucionet arsimore”.

Bastisja përfshiu “frikësimin dhe terrorizimin e studentëve”, tha universiteti, duke paralajmëruar se shënjestrimi i institucioneve arsimore pengon procesin akademik.

Universiteti Birzeit është shpesh objekt i bastisjeve izraelite, disa prej të cilave kanë përfshirë arrestime dhe plagosje.

Universiteti ka rreth 13.400 studentë në nëntë fakultete dhe 174 programe akademike, sipas të dhënave për vitin akademik 2025/2026.

Që nga fillimi i luftës së Izraelit në Rripin e Gazës në tetor 2023, ushtria izraelite dhe kolonët kanë intensifikuar sulmet në gjithë Bregun Perëndimor, duke vrarë më shumë se 1.206 palestinezë, plagosur më shumë se 13.300 dhe arrestuar rreth 26.000 të tjerë, sipas të dhënave palestineze.

MARKETING