Vrasja e dyfishtë në Karposh të Shkupit, Prokuroria jep detaje
Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekspertizë në banesën në rrugën “Ruzveltova” ku sipas informacioneve fillestare një 40 vjeçar i ka marrë jetën nënës dhe gjyshes së tij, njoftojnë nga Prokuroria.
“Prokurori publik për zbardhjen e ngjarjes do të lëshojë urdhër për autopsi të të ndjerëve, si dhe ekspertizë të të gjitha gjurmëve të konstatuara në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike-Shkup. .
“Njoftimi pason informacionin se sot rreth orës 14:40, zyrtarë policorë të stacionit policor Karposh kanë arrestuar 40-vjeçarin M.J. nga Shkupi, për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 në banesë në rrugën “Ruzveltova” me mjet të mprehtë ka sulmuar nënën dhe gjyshen e tij, të moshës rreth 60 dhe 80 vjeç, të cilët nga plagët e marra kanë ndërruar jetë”, thuhet në deklaratën e MPB-së.