Voska Sport dhe Gostivari kualifikohen në raundin e dytë të Kupës

Voska Sport dhe Gostivari kualifikohen në raundin e dytë të Kupës

Skuadrat e Voska Sport dhe Gostivarit janë kualifikuar për në raundin e dytë të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Ekipi shqiptar nga Ohri triumfoi përballë Bashkimit të Kumanovës me rezultat 0:2. Në duelin e luajtur në stadiumin e qytetit të Gostivarit, Voska me dy golat e Ibraimit dhe Oseit në minutat e fundit të ndeshjes mori biletë për në raundin e radhës të Kupës, duke eliminuar kështu Bashkimin nga kjo garë.

Gostivari ishte më e mirë se Pobeda e Prilepit, duke fituar me shifra 3:1. Të tre golat e triumfit për Gostivarin i shënuan Ivanovski, Mashike dhe Ajdini.

Për në raundin e radhës u kualifikua edhe Makedonija Gjorçe Petrovi, ku ishte më e mirë se Bellasica në gjuajtjen e penalltive, pasi ndeshja e rregullt u mbyll me barazim 2:2.

MARKETING