Voska shkruan historinë, Shkupi dështon ndaj Tikveshit

Voska shkruan historinë, Shkupi dështon ndaj Tikveshit

Voska Sport ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ekipi nga Ohri edhe përkrahë humbjes 2:1 nga Makedonija Gjorçe Petrovi në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale, kualifikohet në finale falë triumfit 2:0 në ndeshjen e parë. Ndërkohë ka befasuar Shkupi që është eliminuar nga Tikveshi në gjysmëfinale, ku pas dy barazimeve pa gola në ndeshjen e parë dhe në të dytën, kualifikuesi u vendos përmes penalltive, ku ekipi nga Kavadari ishin më të saktë nga pika e bardhë. Kështu trofeun e edicionit të sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë do të diskutohet ndërmjet Voska Sportit dhe Tikveshit, e cila do të luhet me 22 maj.

MARKETING