Voska reagon për referimin, thotë se arbitrat e shpëtuan Tikveshin nga disfata

Voska reagon për referimin, thotë se arbitrat e shpëtuan Tikveshin nga disfata

Voska Sport dhe Tikveshi u ndanë me barazim pa gola në Ohër në duelin e luajtur gjatë ditës së sotme në kuadër të xhiros së 13-të në elitën e futbollit vendor.

Pas mbylljes së këtij takimi, skuadra nga Ohri ka dalur me një reagim kundrejt arbitrave.

REAGIM!

Arbitrat Gjorgiev dhe Mitrevski shpëtuan Tikveshin nga disfata!

Voska Sport shprehë zhgënjimin dhe pakënaqësinë e thellë ndaj vendimeve të arbitrave gjatë ndeshjes së sotme kundër Tikveshit në kuadër të xhiros së 13-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Gabime të përsëritura nga ana e arbitrave Krumisllav Gjorgiev dhe Vlladimir Mitrevski kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin dhe rrjedhën e lojës, duke dëmtuar ekipin tonë në duelin e sotëm.

Si klub besojmë se vendimet e gabuara që u morën gjatë kësaj ndeshjeje ishin jo vetëm të padrejta, por edhe të papranueshme për një kampionat të kësaj natyre.

1 – Në minutën e 61-të skuadra jonë dëmtohet nga një penallti e pa dhënë, ku në pamje e përsëritur shihet qartë se ka kontakt në brenda zonë nga kundërshtari kundër sulmuesit Larson.

2 – Minuta e 75-të solli një tjetër rast, ku Voskës i anulohet gol për pozicion jashtë loje, teksa futbollisti ynë duket në pozicion të rregullt.

3 – Minuta e 89-të sjell një prekje me dorë nga ana e kundërshtarit brenda zonës së rreptësisë, por që arbitri kryesor Gjorgiev nuk akordon asgjë.

I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të rishikojnë me kujdes vendimet e arbitrave dhe të marrin masa për të siguruar që drejtësia në fushën e lojës të ruhet në çdo ndeshje.

MARKETING