Voska merr fitoren në gjysmëfinalen e parë, mposht Makedonija Gj.P në Ohër

Voska merr fitoren në gjysmëfinalen e parë, mposht Makedonija Gj.P në Ohër

Voska Sport ka fituar ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut të luajtur pasditën e sotme në Ohër.

Dy golat e triumfit për Voskën në këtë takim i shënuan Bajrami dhe Georgiev në minutat 38-të dhe 38-të. Për ekipin shqiptar nga Ohri kjo është historike, pasi për herë të parë luajnë në këtë fazë të Kupës, ndërsa me fitoren e sotme hedhin një hap drejt kualifikimit për në finalen e madhe.

Ndeshja e kthimit ndërmjet Voskës dhe Makedonija Gjorçe Petrvoti, aty ku do të vendoset edhe kualifikuesi do të zhvillohet me 17 prill në Shkup.

Në rast kualifikimit të Voskës në finale, ekipi shqiptar nga Ohri do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Shkupit dhe Tikveshit, të cilët në ndeshjen e parë barazuan pa gola.

MARKETING