VMRO: Qeveria e blen bukën me çmime nga 30 deri në 100% më të larta se çmimet që parashikon

VMRO: Qeveria e blen bukën me çmime nga 30 deri në 100% më të larta se çmimet që parashikon

Vetë qeveria e Kovaçevskit nuk i respekton rregulloret që ajo përcakton. Përderisa Qeveria flet për çmimin e bukës së ngrirë, ajo vetë e prokuron bukën me çmim 30 deri në 100% më të lartë se ai që ka përcaktuar, reagon VMRO-DPMNE-ka.

“Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë në gjysmën e dytë të vitit të kaluar ka lidhur kontratë për blerjen e bukës së bardhë me çmim prej 41,4 denarë për 450 gram. Padyshim që kur bëhet fjalë për paratë e popullit, qeveria nuk di të kursejë dhe llogaritë, ndaj jep sa duhet e sa nuk jep. Edhe më flagrant është shembulli i bukës së bardhë me afat të zgjatur, e cila kushton 75,6 denarë për 450 gramë”, thonë nga partia e Mickoskit.

MARKETING