VMRO-DPMNE: Pasi thonë se nuk ka asgjë kriminale, Qeveria të publikojë marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve

VMRO-DPMNE:  Pasi thonë se nuk ka asgjë kriminale, Qeveria të publikojë marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve

Qeveria e Grubit dhe Kovaçevskit të publikojnë marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve dhe t’ia tregojë opinionit. Nuk mund të ketë klauzola sekrete kur kemi të bëjmë me me miliona para të qytetarëve. Fshehja e marrëveshjes nënkupton vetëm një gjë, dyshja kriminale Grubi-Kovaçevski ka dëmtuar qytetarët dhe shtetin, thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-së.

“Nëse në kontratë nuk kishte asgjë të diskutueshme dhe kriminale, Grubi dhe Kovaçevski do ta kishin publikuar deri tani. Në vend që të kujdesen për interesat e qytetarëve dhe Maqedonisë, ata i pranuan të gjitha pozitat e një kompanie private dhe kështu mbrojtën interesat e saj. Gjegjësisht, sipas marrëveshjes, të cilën nuk duan ta publikojnë, kanë marrë obligime ndaj kompanisë për ndryshimin e ligjeve, përfshirë ligjin për marrëdhëniet e punës. Dyshja kriminal Grubi-Kovaçevski mori përsipër ndryshimin e këtij ligji, në të kundërtën, nëse nuk e bëjnë, 53 milionë euro duhet të paguhen një herë dhe 2,1 milionë euro shtesë çdo muaj derisa të vazhdojë ndërtimi, të cilat do të zgjateshin. Dëmi i përgjithshëm që Kovaçevski dhe Grubi kanë marrë përsipër të paguajnë me para publike sipas dispozitave të marrëveshjes është rreth 200 milionë euro. Çdo kompani private dëshiron të maksimizojë fitimet dhe çdo qeveri duhet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe financat e shtetit. Fatkeqësisht, kjo nuk është rasti me këtë qeveri të Kovaçevskit dhe Grubit.

Ata po shkojnë kundër Kushtetutës, kundër Gjykatës Kushtetuese, kundër ligjeve, kundër qytetarëve, kundër çdo gjëje, vetëm për të bërë me forcë atë që synonin mbi kurrizin dhe xhepat e popullit”, thuhet në reagimin VMRO-DPMNE-së

MARKETING