VMRO-DPMNE: Kovaçevski dhe Spasovski janë të paaftë për të garantuar sigurinë publike

VMRO-DPMNE: Kovaçevski dhe Spasovski janë të paaftë për të garantuar sigurinë publike

Kovaçevski dhe Spasovski janë të paaftë për të garantuar sigurinë publike, nuk mund të përballojnë kërcënimet me bomba, nuk ka asnjë shembull tjetër të paaftësisë së tillë, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE.

“Kovaçevski dhe Spasovski janë të paaftë për të garantuar sigurinë publike. MPB-ja dhe institucionet e sigurisë me muaj të tërë nuk po përballen me raporte të rreme për bomba, mijëra nxënës humbasin mësim çdo ditë nga amatorizmi i Spasovskit dhe Kovaçevskit.

Nuk ka asnjë shembull tjetër të një vendi ku qeveria është kaq e paaftë për t’u përballur me kërcënimet hibride të llojit të kërcënimeve të rreme me bomba, saqë populli e ndjenë këtë paaftësi në lëkurën e vet çdo ditë.

Spasovski dhe Kovaçevski nuk mund të garantojnë sigurinë e qytetarëve. Me LSD në pushtet, populli nuk është i sigurt”, thonë nga atje.
Nga VMRO shtojnë se me LSDM-në, raportimet për bomba në objektet publike dhe shkolla e boshatisura për një ditë u bënë normale.

MARKETING