VLEN: Shefik Bajrami ka larguar nga Shtabi i SPB-Tetovë të punësuarin në MPB

VLEN: Shefik Bajrami ka larguar nga Shtabi i SPB-Tetovë të punësuarin në MPB

Shefik Bajrimi, shef i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë ka nxjerrë nga shtabi i përgjithshëm i SPB-Tetovë të punësuarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili është urdhëruar me shkresë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të jetë pjesë e shtabit të SPB-Tetovë për tu kujdesur për sigurin e procesit zgjedhor dhe për të monitoruar punën e këtij sektori, kanë njoftuar nga koalicioni VLEN në pres konferencë.
“Pasi këshilltari i ministrit, është urdhëruar me shkresë nga ana e vet ministrit për të mbikëqyrur procesin zgjedhor, ai është paraqitur në Shtab të SPB-Tetovë, e ka fotografuar atë, më pas ka biseduar në telefon me një person, i cili ka marrë urdhër që të gjithë ata që nuk janë të kontrolluar nga BDI, të largohen nga Shtabi, atëherë Shefik Bajrami i është drejtuar këshilltarit të ministrit me fjalët se duhet urgjentisht të dalë nga zyrat e shtabit, pasi nuk është i dëshiruar aty”, tha Hasani.

MARKETING