VLEN: Provimi i jurisprudencës në shqip, fundi i një padrejtësie 35-vjeçare!

VLEN: Provimi i jurisprudencës në shqip, fundi i një padrejtësie 35-vjeçare!

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka prezantuar para studentëve të fakulteteve juridike zgjidhjen ligjore që synon të mundësojë dhënien e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

MARKETING

Shik.mk

Sipas njoftimit të VLEN-it, prezantimi u zhvillua në një takim me studentët, ku u diskutua për zgjidhjen që synon t’i japë fund pengesës gjuhësore që, sipas këtij koalicioni, për 35 vjet ua ka pamundësuar shqiptarëve dhënien e provimit në gjuhën e tyre amtare.

Nga VLEN-i e cilësojnë këtë si një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjuhësore dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve në vend.

“Me VLEN-in në Qeveri, kjo çështje po merr zgjidhje konkrete. Sepse barazia nuk duhet të mbetet vetëm premtim, por duhet të përkthehet në të drejta të garantuara dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Në fund të njoftimit, koalicioni thekson moton e tij: “VLEN – punë dhe jo fjalë!”

MARKETING