(VIDEO) Shasivari: 12 provime shqip, 2 maqedonisht, studentët: 100% shqip
Katërmbëdhjetë provime në shqip dhe dy në maqedonisht. Kjo është zgjidhja që e ofroi Ministria e Drejtësisë në takimin e sotëm me studentët për provimet e jurisprudencës. Studentët këtë zgjidhje e cilësojnë si fitore të pjesshme. Vendimi fillimisht do të shkoj në Komisionin e Venecias për shqyrtim dhe më pas do të dorëzohet në Kuvend për votim.
Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore pas takimit u shpreh se ia ka bërë të qartë edhe ministrit Shasivari në takim se do të insistojnë që provimi i jurisprudencës të jetë 100% dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve të zbatohet”.
Mevlan Ademi, student
“Kjo që u arrit me një fjalë sot ishte, do ta kushtëzoja dhe do t’i thoja si një fitore e Lëvizjes Studentore dhe gjithë atyre që kanë dalë. Nga një zgjidhje gjysmake që u ofrua në fillim, u ofrua një zgjidhje prej 12 provimeve në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën maqedonase. Fatkeqësisht insistohet ende për dërgesën e kësaj në Komisionin e Venecias, fatkeqësisht insistohet që kjo të miratohet në Kuvend dhe në këtë mënyrë nuk respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve”.
Ndërsa në konferencën e mbajtur me gazetarë para takimit me studentët, ministri Shasivari nuk e tregoi modelin që e ofrojnë, vetëm u shpreh se tani vendimet i shqyrtojnë me studentët dhe jo prapa dyerve të mbyllura.
Jeton Shasivari, ministër i Drejtësisë
“Parashikojmë të kërkojmë edhe një mendim në afat të shkurtë nga Komisioni i Venecias si organi më prestigjioz, këshillëdhënës evropian për çështje kushtetuese dhe juridike. Për zgjidhjet konkrete dhe mënyrën e funksionimit të tyre, sot fillimisht do të diskutojmë me studentët dhe përfaqësuesit e fakulteteve. Fillimisht t’i dëgjojmë ata që preken më drejtpërdrejt nga kjo çështje, ti shqyrtojmë[ argumentet e tyre dhe më pas të informomë hollësisht opinionin për hapat e ardhshëm”.
Për këtë problematikë, Ademi nga Lëvizja Studentore tha se u është dashur të merren 3 vite. Ndërsa disa herë edhe kanë protestuar. Takimin e sotëm ai e cilësoi si pozitiv, për dallim nga ministri paraprak Igor Filkov, për të cilin tha se mundohej të bëhej si mbrojtës i gjuhës maqedonase, të cilën gjuhë siç tha nuk e kundërshtojnë por përkundrazi e respektojnë dhe e flasin.
Emine Ismaili /SHENJA/

