VLEN: Kreu i BDI-së të sqarojë se si nuk mbrojtën gjuhën shqipe
Ka reaguar Koalicioni VLEN, i cili thekson se nënkryetari i pestë i BDI-së, para se të kërkojë llogari për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, bën mirë ta pyesë kryetarin e tij për disa çështje. Partia shqiptare në pushtet thekson se kreu i BDI-së duhet të japë llogari për deklaratën e Gëzim Ostrenit, një nga figurat kryesore të 2001-shit, se Ali Ahmeti kishte pranuar që gjuha shqipe të mos përmendej me emër në Kushtetutë, por të mbetej me formulimin e turpshëm të 20 përqindëshit. “Së dyti, pse nuk i hodhën poshtë iniciativat para Gjykatës Kushtetuese nga viti 2019 deri në vitin 2024, kur, përmes Sali Muratit, atëherë kryetar i Gjykatës Kushtetuese e tani deputet i tyre, kishin fuqinë ta bënin këtë? Po ashtu, le ta pyesë pse në vitin 2004, gjatë qeverisjes së BDI-së së Ali Ahmetit me LSDM-në e Cërvenkovskit, u pranua me deklaratë zyrtare në Këshillin e Evropës që termi “minoritet” të zbatohej edhe për shqiptarët”, thekson VLEN.

