VLEN: Korridori 8 nuk është më vetëm rrugë, po ndërtohet edhe korridori energjetik me Shqipërinë

VLEN: Korridori 8 nuk është më vetëm rrugë, po ndërtohet edhe korridori energjetik me Shqipërinë

Projekti për ndërtimin e interkoneksionit 400 kV ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë po avancon drejt përfundimit, ndërsa punimet në disa segmente kanë hyrë në faza të rëndësishme realizimi.

MARKETING

Description of image

Gjatë një inspektimi në terren, drejtori i ShA MEPSO, Burim Latifi, bëri të ditur se ndërtimi i nënstacionit 400 kV në Ohër ka hyrë në fazën përfundimtare. Pas instalimit të pajisjeve primare dhe sekondare, kanë nisur testimet operative dhe funksionale të sistemit.

Paralelisht, po vijojnë edhe punimet në linjën e transmetimit 400 kV Manastir–Elbasan, ku ka filluar montimi i shtyllave të para të linjës energjetike.

Interkoneksioni është pjesë e zhvillimit të Korridorit 8, i cili krahas lidhjeve rrugore dhe hekurudhore përfshin edhe dimensionin energjetik, duke synuar forcimin e lidhjeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe integrimin më të madh me tregun evropian të energjisë.

Sipas vlerësimeve, përfundimi i këtij projekti pritet të kontribuojë në rritjen e sigurisë së sistemit të transmetimit, zgjerimin e kapaciteteve ndërkufitare dhe përmirësimin e bashkëpunimit energjetik në rajon.

Nga koalicioni VLEN vlerësojnë se realizimi i Korridorit 8 paraqet një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe afrimit të vendit me standardet evropiane, duke theksuar se projektet strategjike infrastrukturore dhe energjetike mbeten ndër prioritetet e tyre.

MARKETING