Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes

Këshilli Prokurorial i Kosovës, KPK këtë të enjte ka marrë vendimin dhe ka pezulluar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e çështjes, Arlinda Nallbani Gacaferri.

MARKETING

Shik.mk

Ky vendim vjen pasi kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, kishte rekomanduar pezullimin e tyre dhe kishte njoftuar procedurë disiplinore.

Ky vendim u miratua në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së. Pezullimi i tyre u votua me 7 vota pro. Këshilli gjithashtu themeloi një grup hetimor për shqyrtimin e çështjes.

Masat ndaj dy prokuroreve u morën pas dyshimeve për mosveprimet e tyre lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.

Tre ditë para vrasjes, Arlinda kishte kërkuar nga institucionet ndërhyrje urgjente për mbrojtjen e saj. Gjithashtu mediat në Kosovë kanë publikuar audio ku Zekaj ka kërkuar ndihmën nga institucionet në Kosovë.

Gjatë bisedës ajo shpreh shqetësimin për sigurinë e saj dhe të djalit. Në bisedë, ajo shpreh frikën se mund të vritej dhe paralajmëron se zyrtarët do të mbanin përgjegjësi.

MARKETING