VLEN: Brenda një viti qeverisje po e bëjmë atë që BDI nuk e ka bërë për 20 vite

VLEN: Brenda një viti qeverisje po e bëjmë atë që BDI nuk e ka bërë për 20 vite

Nga koalicioni VLEN kanë thënë se çështjet kyçe për shqiptarët po arrin t’i bëjë brenda vitit të parë të qeverisjes.
“Sot ligji për mbrojtjen e fëmijëve për herë ty dytë do të jetë para deputetëve. VLEN arriti që nga tani e tutje, t’ua mundësoj kandidatëve shqiptarë për kujdestarë të fëmijëve t’i nënshtrohen provimit në Gjuhën Shqipe dhe licencat t’i kenë edhe në Gjuhën Shqipe.
Për 20 vjet kandidatët për kujdestar dhe licencat e tyre kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase. BDI për më shumë se dy dekada nuk mundi t’i zgjidh problematikat e shqiptarëve dhe ta dërgojë në fund zbatimin e gjuhës shqipe. Pasi derti i tyre nuk ishte Gjuha Shqipe, por kazino, Soravia dhe bizneset personale.
Me VLEN-in në qeveri ka kaluar koha kur ligjet për shqiptarët bëheshin vetëm sa për sy e faqe. Me VLEN brenda qeverisë garantohen të drejtat e shqiptarëve, avancimi i Gjuhës Shqipe dhe implementimi i ligjeve që garantojnë të drejta të barabarta mes të gjithë popujve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
VLEN, një nga një, po zgjidh problemet që për dekada shqiptarët i kanë pritur. Tani, kujdestaret e fëmijëve do të mund të marrin licenca në Gjuhën Shqipe. Përmes këtij ligji ne sigurojmë edhe një herë që Gjuha Shqipe nuk është e rrezikuar në asnjë moment, ndërsa garanci për këtë јеmi ne”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

MARKETING