Gjithsej 19 shoferë të ndaluar në 24 orët e fundit për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve

Gjithsej 19 shoferë të ndaluar në 24 orët e fundit për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 19 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit penal.

Prej tyre, për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, nga liria janë privuar M.R. (24) nga Shkupi dhe rrethina, N.K. (23) nga rrethina e Demir Hisarit, H.T. (20) nga Manastiri, F.A. (24) nga Kumanova, S.I. (33) nga rrethina e Kumanovës, Z.L. (49) nga Sveti Nikolla, G.S. (45) nga Dellçeva, G.Ç. (48) nga Kavadari 26- vjeçarja, K.R. nga Kavadari dhe 34-vjeçarja Z.B.P. nga Velesi.
Tetë persona kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: S.V. (47) dhe M.J. (23), të dy nga Shkupi, B.I. (20) nga fshati Draçevishtë, rrethina e Shkupit, R.T. (18) nga Gjevgjelia, Z.H. (59) nga fshati Lokveni, rrethina e Prilepit, A.R. (34) nga fshati Reçicë e Sipërme, Tetovë, si dhe dy 16-vjeçarë nga rrethina e Gostivarit.

Ndërkaq, për shkak të drejtimit të automjetit me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit, nga liria është privuar I.B. (39) nga Shkupi.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.

MARKETING