VLEN: 60 punësime të reja në Kombinatin e Osllomes

VLEN: 60 punësime të reja në Kombinatin e Osllomes

VLEN është lavdëraur se qeverisja e tyre po jep rezultate konkrete në sektorin e energjisë. Në Kombinatin e Osllomesë, thonë ata janë realizuar 60 punësime të reja, si dëshmi e qartë se premtimet po kthehen në vepra dhe se angazhimi për zhvillim të qëndrueshëm rajonal është real. Kështu thuhet në një njoftim të VLEN-it, sipas të cilës, zëvendësdrejtori i ESM-së, Rexhep Asani, ka bërë të ditur se ky është vetëm fillimi dhe se shumë shpejt priten punësime edhe në TEC Manastir, HEC Drini i Zi dhe HEC Mavrovë. Megjithatë, as VLEN-i e as zëvendësdrejtori nuk përmendin sesa nga këto 60 punësime janl shqiptarë.

MARKETING

Description of image

“Me këtë dinamikë, sektori energjetik në vend po hyn në një fazë të re të zhvillimit. VLEN e ka bërë të qartë se prioriteti kryesor mbetet krijimi i vendeve të reja të punës dhe përfshirja aktive e qytetarëve në transformimin ekonomik. Hapat e ndërmarra në Osllomej janë pjesë e një vizioni më të gjerë që do të shtrihet në të gjitha rajonet e vendit”, thuhet në njoftimin e VLEN-it

Befasitë pozitive do të vazhdojnë, vijon më tej VLEN-i, sepse rruga që ka zgjedhur VLEN është ajo e punës, zhvillimit dhe dinjitetit qytetar.

MARKETING