Visar Ademi tregon arsye se pse Fronti Evropian nuk e votojë Afrim Gashi për kryetar të Kuvendit

Visar Ademi tregon arsye se pse Fronti Evropian nuk e votojë Afrim Gashi për kryetar të Kuvendit

Analistit politik Visar Ademi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur se si e vlerëson veprimin e Frontit Evropian për të mos votuar Afrim Gashin si kryetar të kuvendit, tha se ata nuk e kanë bërë këtë për shkak se ata dëshirojnë ta mbajnë ende narrativin se ata janë fitues tek kampi politik shqiptarë.
“Ky proces akoma nuk ka përfunduar deri kur të krijohet qeveria. Ata tash nuk mund të thonë se ne do ta votojmë Afrim Gashi por ne jemi fitues. Nuk shkon kjo. Ata dëhsirojnë narrativin dhe fuqinë e vet votuese. Këto dëshirojnë të tregojnë pakënaqësi ndaj veprimeve të VMRO-DPMNE-së, sepse kjo nuk bëhet pa VMRO-në, ata e kanë problemin me VMRO-në se sa e kanë me VLEN-in”, tha Visar Ademi.
Visar Ademi tha se e ka pritur se nuk do ta votojnë ngase akoma e ndjenjë se janë fitues.

MARKETING