Vijojnë replikat, Basha i përgjigjet Ramës nga Athina: Ça fyelli o Rame, në çdo vrimë nga një hajdut

Vijojnë replikat, Basha i përgjigjet Ramës nga Athina: Ça fyelli o Rame, në çdo vrimë nga një hajdut

MARKETING

Kreu i Demokratëve Euroatlantik në Shqipëri, Lulzim Basha, i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, me të cilin po replikojnë që disa ditë përmes videove në rrjete sociale.

MARKETING

Sample Image

Basha ia ktheu Ramës nga Athina, duke thënë “ça fyelli o Rame, në çdo vrimë nga një hajdut”, duke aluduar në anëtarët e partisë së tij.
”O Rame, po fyelli është i yti. Vrima e parë doli Lali Eri, shkova te vrima e dytë, doli Ben Ahmetaj, shkova te vrima e tretë, doli Teri, shkova te vrima e katërt, doli Jurgis Çyrbja, shkova te e pesta, doli Gjush Dako, shkova te e gjashta, e di vetë ti kush doli… A Rame-Rame, i ke bërë gati paketat për atë më duket apo jo? Shkova te vrima e shtatë, doli edhe aty deputeti yt që është dënuar për inceneratorët. Shtatë vrima, shtatë shokë”, shprehet Basha.

“Po pate ndonjë fyell tjetër, na e jep o Rame, se 7×7= 313 në Tiranë dhe në Athinë mor Rame”, përfundon Basha.

MARKETING