Ministri i Jashtëm turk takohet në Nju Jork me homologët nga Venezuela, El Salvadori dhe Guinea-Bisau
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, zhvilloi takime të ndara me homologët e tij nga Venezuela, El Salvadori dhe Guinea-Bissau në Nju Jork, në margjinat e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, thanë të shtunën burime diplomatike, transmeton Anadolu.
Sipas burimeve, Fidan u takua me ministrin e Jashtëm të Venezuelës, Felix Plasencia Gonzales, në Shtëpinë Turke (Turkevi) në Nju Jork.
Fidan u takua gjithashtu me ministren e Jashtme të El Salvadorit, Alexandra Hill, me të cilën nënshkroi një “Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë”.
Ministri i Jashtëm turk më vonë u takua me ministren e Jashtme të Guinea-Bissaut, Fatumata Jau, si dhe me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Bangladeshit, Humaiun Kobir.
Fidan mori pjesë gjithashtu në aktivitetin me temë “Rimendimi i multilateralizmit në një botë në transformim: Roli i pronësisë rajonale”, organizuar në Shtëpinë Turke nga Qendra për Kërkime Strategjike (SAM) e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.
Gjatë aktivitetit, ai u takua me akademikë të njohur të marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të instituteve kërkimore dhe mediave nga e gjithë bota.

