Andonovski: Qendër e re për shërbime për qytetarët e Koçanit, lehtësohet qasja drejt shërbimeve të institucioneve
Ministri i transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot ndodhet për vizitë pune në Komunën e Koçanit, ku së bashku me kryetarin e komunës, Vllatko Grozdanov e promovoi Qendrën e re për sh[rbime – ETU Koçan. me hapjen e qendrës, banorët e Koçanit me rrethinë do të kenë mundësi në një vend t’u qasen shërbimeve elektronike dhe të marrin mbështetje gjatë përdorimit të tyre.
Në deklaratë për mediumet, Andonovski e ceki rëndësinë e afrimit të shërbimeve digjitale drejt qytetarëve, posaçërisht atyre të cilëve u nevojitet ndihmë gjatë parashtrimit të kërkesave elektronike.
“Me këtë Qendër prë shërbime, ua lehtëlsojmë qasjen qytetarëve të Koçanit drejt shërbimeve të institucioneve. Këtu do të mund të marrin ndihmë për shfrytëzimin e Portalit nacional uslugi.gov.mk, të parashtrojnë kërkesë për dokumentin e nevojshëm dhe më lehtë t’i kryejnë obligimet e veta administrative. Qëllimi ynë është digjitalizimi të jetë i kapshëm për secilin dhe të sjellë prëfitime konkrete në jetën e prëditshme”, theksoi Andonovski.
Përmes qendrës së re, qytetarët do të kenë qasje në shërbimet elektronike të disponueshme në portalin kombëtar uslugi.gov.mk, duke përfshirë lëshimin e certifikatave të lindjes dhe dokumenteve të dëshmisë së gjendjes penale, si dhe shërbime nga Agjencia për Kadastër të pasurive të patundshme, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor dhe institucione të tjera.
Ministri e falënderoi kryetarin e Komunës, Grozdanov dhe Këshillin e Komunës së Koçanit për mbështetjen dhe bashkëpunimin në zbatimin e projektit, duke theksuar se përpjekjet e përbashkëta të qeverisë qendrore dhe asaj lokale janë vendimtare për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Kryetari i Komunës, Vllatko Grozdanov e falënderoi minsitrin Andonovski për bashkëpunimin dhe për përmbushjen e premtimit ndaj qytetarëve të Komunës së Koçanit, duke e cekur rëndësinë e qendrës së re për banorët e komunës me rrethinë.
Në kuadër të vizitës së punës, është paraparë minsitri Andonovski të realizojë takim edhe me përfaqësues të kompanive nga sektori TI, si dhe me anëtarët e STEM-klubit për robotikë nga Koçani.

