(VIDEO) Zulfiqar Zejnulla është zgjedhur ministër i ri pa resor në Qeveri
Kryeministri e përmbledhi rikonstruimin qeveritar të ministrave. Sot në Kuvend me 67 vota “pro” dhe 13 “kundër”, Zulfikar Zeynulla, kryetari i Partisë Demokratike të Turqve, me të cilin partia në pushtet VMRO-DPMNE nënshkroi së fundmi një marrëveshje koalicioni, e zgjodhi për ministër pa resor në Qeveri.
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke kërkuar mbështetje për votimin e Zulfiqar Zejnulla, theksoi se do të vazhdoj të zgjedh njerëz të cilët më pas duhet të luftojnë për ta mbajtur funksionin.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Nuk premtoj se gjithçka do të jetë e lehtë, por premtoj diçka që është shumë më e rëndësishme për mua – se do të vazhdojmë të marrim vendime nga të cilat nuk do të ikim, se do të vazhdojmë të zgjedhim njerëz që besojmë se mund të kryejnë funksione publike dhe se kushdo që merr besimin do ta dijë se ky besim nuk është i përhershëm, por fitohet çdo ditë. Ky është parimi mbi të cilin po ndërtojmë këtë Qeveri”.
Koalicioni i udhëhequr nga LSDM nuk e mbështeti propozimin për zgjedhjen e Zulfiqar Zjenulla-s si ministër pa resor, siç tha deputeti Oliver Spaosvski, jo sepse janë kundër kandidatit, por sepse besojnë se asgjë nuk do të ndryshojë.
Oliver Spasovski, LSDM
“Uroj shumë që nga sot, pas zgjedhjes, të ketë rezultate në të gjitha fushat – në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në bujqësi dhe do të shohim nëse vërtet u takonte turqve të punonin për përparimin e Maqedonisë. Përndryshe, e vetmja parti konstante në shtetin modern maqedonas në pushtet në Maqedoni është Partia Demokratike e Turqve dhe kjo duhet respektuar”.
Deputeti Skender Rexhepi akuzoi pushtetin se përveç institucioneve dhe mediumeve, ka kapur edhe Partinë Demokratike Turke.
Skender Rexhepi, Zejdi
“Përveç VLEN-it që e ka kapur skajshërisht, pushteti arriti sot që ta kap edhe Partinë Demokratike Turke, jo vetëm sot. Këtë e ka bërë kohë më parë, që nga zgjedhja e kryetarit të saj, pasi që kjo parti arriti që nga një partner i barabartë në Frontin Evropian, ta shëndërrohej në shërbëtor të VMRO-së”
Deputeti Bejxhan Iljas nga Partia Demokratike e Turqve shprehu kënaqësinë e tij që përfaqësuesi i tyre do të jetë në Qeveri.
Bejxhan Iljaz, deputet i Partisë Demokratike të Turqëve
“Sot, po dëshmojmë ruajtjen e parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë në strukturën e Qeverisë. Pas një periudhe të gjatë kohore, komuniteti turk në vendin tonë do të ketë përsëri përfaqësuesin e vet në Qeveri. Kjo nuk është vetëm zgjedhja e një ministri. Ky është një mesazh se institucionet duhet të mbeten të hapura për të gjithë qytetarët”.
Zejnula ka qenë anëtar e Komisionit të Grupit për Vlerësimin e Rrezikut në Shkup, si dhe anëtar i Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin e Sistemit të Menaxhimit të Krizave.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

