(VIDEO) Zjarri në Malin Sharr vazhdon të përhapet, kërkohet mbështetje urgjente nga ajri

(VIDEO) Zjarri në Malin Sharr vazhdon të përhapet, kërkohet mbështetje urgjente nga ajri

Një zjarr në Malin Sharr mbi fshatin Veshallë të Komunës së Tetovës, ka filluar që nga pasditja e ditës së shtunë dhe po vazhdon ende. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave iformouan se të shtunën e digjej bar i thatë ndërsa sot zjarri është përhapur dhe ka përfshirë edhe pyje ahu. Mëngjesin e sotëm në orën 06:55, në terren janë dërguar 10 renxherë nga Parku Kombëtarë “Mali Sharr” nga Tetova, por është kërkuar ndihmë edhe nga institucionet e tjera kompetente.  Për shkak të pamundësisë që zjarri të vihet nën kontroll, Qendra për menaxhimin e Krizave ka kërkuar mbështetje urgjente ajrore.

QENDRA PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

“QMK ka kërkuar mbështetje ajrore nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa perms qendrës rajonale për menaxhim me kriza nga Tetova është kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e Tetovës që  të dërgojnë kamion me ujë i cili është i nevojshëm që renxherët të intervenojnë”.

Ndërkaq nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, thanë se mbrëmë janë dërguar ekip që të intervenojnë, por për shkak të terrenit të keq dhe të paqasshëm dhe për shkak se është bërë natë, renxherët nga Parku Kombëtar “Mali Sharr” janë tërhequr nga terreni. /SHENJA/

 

MARKETING