(VIDEO) Zjarret në Greqi, pesë familje nga RMV kërkojnë ndihmë për evakuim
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJ), kanë njoftuar se pesë familje maqedonase deri tani kanë kërkuar ndihmë ose asistencë për evakuim nga zonat e prekura nga zjarret në Greqi, bazuar në të dhënat e përfaqësisë diplomatiko-konsullore në Selanik. Sipas shërbimeve kompetente greke, shtetasit maqedonas janë orientuar drejt pikave më të afërta të përcaktuara ku edhe janë strehuar së bashku me turistët e tjerë.
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE TREGËTISË SË JASHTME
“Të gjithë qytetarët maqedonas që ndodhen në zonat e prekura dhe kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë menjëherë numrin e telefonit të kujdestarisë së MPJ-së: +389 75 268 736, në adresën elektronike [email protected], ose në numrat e telefonit të Konsullatës në Selanik: +30 694 526 8068 dhe +389 71 323 001”.
Nga Ministria po ashtu i rikujtojnë qytetarët që qëndrojnë në rajonet e prekura që ta ndjekin me kujdes situatën dhe të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve lokale greke.
Pasi dje shpërtheu një zjarr i madh pyjor pranë vendbanimit të njohur turistik Siviri, në krahun e parë të gadishullit të Halkidikisë në Greqi, sipas MPJ-së, nuk kanë marrë informacion zyrtar nga institucionet kompetente greke për numrin e shtetasve maqedonas të evakuuar nga zonat e përfshira nga zjarret.
Ndërkohë, shërbimi grek i zjarrfikësve bëri të ditur se intensiteti i zjarrit është ulur gjatë mbrëmjes, megjithëse zjarri ende nuk është vënë nën kontroll. Nga Siviri, përmes detit, janë evakuuar gjithsej 481 persona.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

